Mësuesve do t’u sigurohet ose paguhet transporti, nëse shkolla është jashtë qytetit
Teksa prezantonte dhe risillte disa nga planet dhe shpenzimet e buxhetit të vitit që vjen, kryeministri Rama bëri me dije se mësuesve do t`u sigurohet ose paguhet transporti.
Bëhet fjalë për ata mësues që jetojnë larg shkollës ku punojnë. Ekzaktësisht ata që autobusi urban nuk mund t`i çojë deri në shkollë.
Rama nuk dha më shumë detaje se si do të procedohet në lidhje me këtë rimbursim.
Kostoja e vajtje-ardhjes në punë për mësuesit që jetojnë larg vendit të punës dhe japin mësim kryesisht në zonat rurale, është e konsiderueshme. Aktualisht mbulohet nga xhepi i tyre. Herë pas here është mbuluar nga shteti.