“Nata përpara se Nolan Sol të vinte në botën tonë”, Dojna Mema ndan foton e rrallë

Dojna Mema është pa dyshim një nga moderatoret më të dashura nga publiku shqiptar. Prej disa kohësh, ajo është shkëputur nga ekrani, për shkak se ka sjellë në jetë një djalë, të cilin ajo dhe partneri i saj Vlashent Sata e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol.

Çifti janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku herë pas here ndajnë me ndjekësit edhe postime të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme me vogëlushin. Por së fundmi, Dojna ka ndarë një foto në Instagram nga dita përpara se të sillte në jetë vogëlushin, ku duket me barkun e rrumbullakosur. Ajo e shoqëron foton edhe me një tekst shumë emocionues.

“Kjo ka qenë nata para se Nolan Sol të vinte në botën tonë. Im bir vendosi të vonohej, por mbrëmja përpara lindjes ishte më e gjatë se gjithë shtazania bashkë. Nje miks i çuditshem frike me lumturine dhe padurimin per te pare fytyren qe e doja aq shume pa e njohur.

Kurrë nuk do ta harroj të qarën e parë me zërin më të bukur në botë. Po për ju si ka qenë dita përpara lindjes mama? – shkruan Dojna Mema në rrjete sociale, teksa ka ndarë me ndjekësit edhe foton e ëmbël.

telemedia.al

Share With:
Translate »
173 Views