Mësuesja takon pas 3 vitesh nxënësen me aftësi ndryshe: Je princesha ime

Njeriu i veçantë që Diana ka thirrur sot në “Ka Një Mesazh Për Ty” quhet Elita. Diana është mësuese për fëmijët me aftësi ndryshe dhe Elita është nxënësja e saj, me të cilën kanë 3 vite pa u takuar.

Ndaj, ky takim në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan është mjaft i veçantë dhe emocionues për të dyja. Për Elitën ka ardhur edhe një kurorë sepse për të gjithë ajo është një princeshë. Ndërsa ekrani në anën tjetër shfaq portretin e Dianës, Elita emocionohet dhe përlotet, njësoj si dhe mësuesja e saj.

 

Diana: Elita, sot kam ardhur këtu që të të tregoj se je njeriu më i mrekullueshëm në krejt botën. Je princesha e klasës dhe princesha ime. Edhe të dua shumë, Elita. Shumë, shumë, shumë të dua. Po ti mua?

Elita: Të kam shumë të bukur.

Diana: Edhe unë ty. Elita, dua të të them zemër që ma ke ndryshuar jetën dhe jam shumë mirënjohëse që të kam takuar. Çdo ditë mësoj diçka të re prej teje. Je shumë e zgjuar, je shumë e mirë, e dëgjon mamin, babin, vallëzon me shokët e shoqet, je shumë e sjellshme me çdo person që e takon dhe jam shumë, shumë, shumë e lumtur për ty.

Share With:
Translate »
122 Views