Prej vitesh në kërkim të familjes biologjike, Ervisi emocionohet kur zbulon se ka një vëlla

Ervisi ftoi këtë të diel në “Kam një mesazh për ty”në “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan familjen e tij biologjike, ekzistencën e të cilës e mësoi kur ishte 25 vjeç. Ai nuk dinte asgjë për këtë familje ppor që kur e mësoi se ishte i adoptuar kishte dashur ti takonte. Ai tregon se gjithmonë ka menduar se kë mund të ketë motër apo vëlla, e ndërsa tregon këtë, Ardit Gjebrea  i thotë se në fakt ai e ka një vëlla, i cili ndodhet pikërisht aty, në anën tjetër të ekranit…

 

Ardit Gjebrea: Ti nuk di asgjë për familjen tënde?

Ervisi: Asgjë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke menduar gjatë gjithë  këtyre viteve?

Ervisi: Kë kam vëlla, kë kam motër…

Ardit Gjebrea: Ti e ke një vëlla.

Ervisi: Po kam një vëlla që quhet Taulant.

Ardit Gjebrea: Jo, jo ke një vëlla tjetër…

Kjo fjali e thënë nga Arditi e emocioni Ervisin, i cili nuk arriti dot ti mbante lotët dhe nuk mund të fliste më pas kësaj deri sa arriti të shikonte vëllain për herë të parë.

Ardit Gjebrea: Dhe ke një vëlla me mamin dhe babin, ke dhe një vëlla nga babi, se mami me babin nuk janë më bashkë, por të dy jetojnë. Asnjëri prej tyre nuk jeton në Shqipëri, por vëllai yt që ke nga mami dhe babi ka ardhur nga Italia enkas për ty. Dhe të ka dëgjuar gjatë gjithë kohës. Ai është pas murit. Unë ju shoh, por ju nuk shihni njëri-tjetrin. Vëllai e ka emrin Olgert, është dy vite më i madh se ty, jeton në Itali me nënën, me mamin tënd biologjike dhe mami e ka emrin Florie, ashtu siç e ke zbuluar dhe ti, ndërsa  babi e ka emrin Agim. Je gati ta shohësh Olgertin? Olgert je gati ta shohësh Ervisin? Mund të shiheni në ekranet që keni përballë.

Ervisi: Si e përjetove kur më pe, çfarë emocioni?

Olgerti: Mua sa më morën në telefon më vajti mendja direkt te ty, e i thash do vi. Unë e dija që ti ekzistoje.

Ervisi: Kurse unë s’dija asgjë.

Olgerti: E imagjinoj.

Ardit Gjebrea: Mami të ka kërkuar.

Ervisi: Jam shumë i emocionuar Ardit! Fëmijët e birësuar kanë  një privilegj, që kur e gjejnë nënën ata bëhen me dy të tilla.

Ardit Gjebrea: Nëna biologjike efshte të pamundur të vinte, por ti mund ta përqafosh vëllain tënd.

Share With:
Translate »
87 Views