Zbulohet testamenti i Bruce Willis, aktori u lë vetëm 1% të pasurisë vajzave që ka me Demi Moore

Bruce Willis mendon se vajzat e tij të mëdha, me ish-gruan Demi Moore, mund të kujdesen për veten e tyre, prandaj ai ka lënë një pjesë të vogël të pasurisë së tij.

Shumica e parave të aktorit shkojnë për bashkëshorten e tij Emma Hemming Willis dhe vajzat e tyre Mabel, 10 dhe Evelyn, 8 vjeç.

Bruce u ka lënë vetëm 1% të gjithë pasurisë së tij tre vajzave të mëdha Rumer, 34, Scout, 31 dhe Tallulah, 28-vjeçe, duke i dhënë secilës prej tyre 1 milion dollarë.

“Bruce donte të sigurohej që të kujdesej për familjen e tij të re”, tha burimi. “Ai beson se Rumer, Scout dhe Tallulah kanë marrë më të mirën nga ajo që ai i ka ofruar financiarisht gjatë gjithë jetës së tyre.”

“Testamenti i Bruce u rinovua vite më parë pasi ai u martua me Emën në vitin 2009, u ndryshua pasi lindën fëmijët dhe pastaj përsëri kur ishte e qartë se shëndeti i tij po përkeqësohej,” tha një burim për Radar Online.

Ylli i Hollyëood mendon se vajzat më të mëdha mund t’ia dalin pa ndihmën e tij, ndërsa më të voglat dhe gruaja e tij kanë më shumë nevojë për pasurinë e tij.

“Bruce beson gjithashtu se Demi, e cila ka një pasur 200 milionë dollarë, do të jetë gjithmonë aty për Rumer, Scout dhe Tallulah”, tha burimi i brendshëm.

Ndërkohë mësohet se aktori nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë i thuhet dhe nuk është i aftë të përgjigjet.

      

Share With:
Translate »
154 Views