RMV, alarmet për bomba në 15 shkolla

Alarmet për bomba kanë zbrazur edhe sot shkollat e mesme të Shkupit. Nxënësit e 15 shkollave të mesme të kryeqytetit janë evakuuar, ndërsa policët kanë bërë kontrollet e duhura.

“Pas kontrolleve është konstatuar se alarmet për bomba  janë të rreme. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve”.

Pas konstatimit të policisë se në shkollat nuk ka bomba, nxënësit u rikthyen në bankat shkollore. E humbja e orëve mësimore do të duhet të zëvendësohen deri në fund të gjysmëvjetorit të parë, informojnë nga Ministria e Arsimit.

Javën e kaluar, përveç shkollave të mesme, të cilat janë kërcënuar me bombë për tre muaj me radhë, raportime për bombë kanë marrë edhe Ministria e Punëve të Jashtme, Banka Popullore, Stacioni Hekurudhor, disa qendra tregtare dhe ndërtesa banimi.

Share With:
Translate »
128 Views