Harry thotë Meghan pësoi abort për shkak të luftës ligjore me Mail

Princi Harry është shprehur se Meghan Markle pësoi abort nga ndërhyrja e drejtpërdrejt e shtypit në jetën e tyre.

Duka i Sussex-it bëri pretendimin gjatë serisë së dokumentarëve të tyre në Netflix, Harry & Meghan.

Harry thotë Meghan pësoi abort për shkak të luftës

Avokatja e çiftit Jenny Afia, e cila ndoqi çështjet ligjore kundër mediave Mail on Sunday dhe MailOnline-pasi ata publikuan një letër private që Meghan i dërgoi babait të saj- tha se Dukesha ishte shtatzënë por nuk flinte si rezultat i presionit që ndjeu nga mediat kur çifti u zhvendos në shtëpinë e tyre të re në Montecito, Kaliforni.

“Mëngjesi i parë që u zgjuam në shtëpinë tonë të re është dita kur unë abortova”, tha Meghan.

“Unë besoj se gruaja ime pësoi një abort për shkak të asaj që bëri Mail,” shtoi Harry.

“Tani a e dimë absolutisht se aborti u shkaktua nga kjo? Sigurisht, ne nuk e dimë,” shtoi ai për mungesën e provave për një lidhjeje shkakësore midis ngjarjeve.

Share With:
Translate »
147 Views