E dini pse princi Louis vesh gjithmonë pantallona të shkurtra?

Ditën e Krishtlindjeve, familja mbretërore bëri paradën e përvitshme në Sandringham. Katë Middleton dhe princ William ishin të shoqëruar nga tre vogëlushët e tyre, princesha Charlotte, princi George dhe vogëlushi karizmatik, princi Louis.

Si gjithnjë, më i vogli i shtëpisë merr vëmendjen maksimale për gjestet aq të lezetshme, mimikat dhe së fundmi, pantallonat e shkurtra… Nëse s’e keni vënë re, princi më i vogël i familjes vishet gjithnjë me pantallona të shkurtra deri poshtë gjurit dhe çorape të gjata të adhurueshme.

E dini pse princi Louis vesh gjithmonë pantallona të shkurtra?

Natyrshëm lind pyetja: pse të shkurtra në dimër?

Duket se bëhet fjalë për një traditë familjare mbretërore që Louis duhet ta zbatojë ashtu siç e ka bërë deri më tani.

“Eshtë diçka tipike për djemtë angelzë të vishen me pantallona të shkurtra. Të gjatat janë për djemtë e rritur dhe burrat. Ndonëse kohët po ndryshojnë dalëngadalë, veshja e pantallonave të gjata tek të vegjëlit konsiderohet si shenjë që dallon shtresën e mesme (apo atë periferike) dhe mbretërorët nuk do të donin të dukeshin të tillë.

Familjet elitë moderne zgjedhin t’i veshin të vegjëlit e tyre me pantallona të shkurtra deri në një moshë të caktuar sepse kjo do t’i dallojë ata “nga pjesa tjetër”.- shpjegon eksperti i etikës William Hanson.

Shpresojmë vetëm që princi i vogël të mos ketë ftohtëëë!

Share With:
Translate »
119 Views