Çfarë surprize! Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebit

Modelja Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të dytë!

“News 31” raporton se modelja ka sjellë në jetë një vajzë, teksa kujtojmë se rreth dy vite më parë Aurela u bë nënë duke mirëpritur në jetë djalin e saj Alaron.

Gjithashtu vetë modelja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me një buqetë me lule, që me sa duket i kanë shkuar në spital për ta uruar për të bijën.

Disa kohë më parë modelja ka qenë e ftuar në një intervistë ku dhe ka folur më shumë për periudhën e shtatzënisë së saj të parë si dhe ka dhënë më shumë detaje përsa i përket jetës së saj personale.

Aurela tregoi një ndër arsyet pse nuk kishte postuar foto gjatë shtatzënisë.

Kam shtuar në peshë. Nuk e di sa sepse njerëzit që më shikonin thoshin “Nuk je”, por unë ndihesha e shëndoshë. Edhe mjeku thoshte se nuk kisha shtuar pak. Por, ky nuk ka qenë aspak një problem për mua, sepse kam dalë, kam qenë shumë OK me veten. Tani pasi u dobësova dhe shikoj rrobat e shtatzënisë, e kuptoj që paskam qenë goxha. Jo nga këto shtatzënitë që duket vetëm barku. Se unë shikoj shumë modele apo nëna të thjeshta që u shtohet vetëm barku, por jo. Unë mora goxha peshë. Dhe nuk i kam humbu menjëherë. Kur Alaron bëri 3 muaj unë fitova linjat e mia”- tha ajo.

Share With:
Translate »
163 Views