Shtatzënia e Eglit u kthye në legjendë, habit Olsi Bylyku: Dua gjashtë fëmijë!
Një ndër titujt që shohim çdo ditë në portale është pikërisht ai ku Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Egli Tako do të bëhen prindër. Nisur nga kjo mbrëmjen e sotshme në puntatën festive të 1 janarit në “Zemër Luana”, Olsi ka vendosur të reagojë njëherë e mirë!
Gjatë lojës mjaft të njohur në rrjete sociale, ku Olsi e Besi duhet të tërhiqnin letrën pa derdhur kafen Besi ka humbur sfidën dhe duhet ti përgjigjej një pyetje. E pasi loja ka vazhduar sërish dhe Olsi është djegur, pyetja për të ka qenë se kur ka ai plane për një fëmijë.
Olsi ka treguar se dëshiron të ketë shumë fëmijë, 6 madje. “Ne po punojmë çdo javë, çdo muaj, apo çdo ditë se nuk e mbaj mend”- ka thënë ai duke shkaktuar të qeshura. Pra, le të vazhdojmë të presim se duket që në planet e Olsit qenka një familje e madhe me shumë fëmijë.