32-vjeçarja Orjana Gremi që hodhi foshnjen e saj në lumin Kir punonte në …

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër pasi u mësua se 32-vjeçarja Orjana Gremi hodhi në lumin Kir foshnjen e saj të sapolindur.

Nëna e re nuk rezulton të jetë person me probleme të shëndetit mendor dhe ka deklaruar para autoriteteve se ishte detyruar ta kryente atë veprim me të birin e sapolindur pasi nuk kishte mundësi ta mbante.

Foshnja e seksit mashkull erdhi në jetë më 30 Dhjetor dhe u regjistrua në maternitetin e Shkodrës pa atësi.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe mjeku Sajmir Selmanaj, i cili ka deklaruar për mediat se e reja ishte dërguar në maternitet nga kolegët e punës, punonjës në një fasoneri dhe ata e kanë bindur që të mos e linte foshnjen në jetimore.

“Me datë 30 dhjetor 2022 është sjellë nga kolegët e punës në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku nuk ka treguar se cili është shqetësimi i saj deri në momentin e shpërthimit të ujërave. Është sjellë në repartin e Gjinekologjisë dhe ka qenë e vetme.

Që në momentin e parë, kemi pasur frikë se do ta linte fëmijën në maternitet. Kemi njoftuar policinë dhe psikologun dhe gjatë gjithë kohës është asistuar nga psikologu.

Lindja e saj ka qenë me datë 30 rreth orës 11. Lindja e saj ka qenë normale dhe pa asnjë problem shëndetësor. Kanë ardhur kolegët e punës ku ajo ka punuar në një fabrikë këpucësh, të cilët i kanë sjellë dhurata dhe lekë dhe e kanë bindur që të mos e linte fëmijën në jetimore por ta mbante.

Me datë 4 ajo ka bërë daljen nga spital ku pasi ka kryer të gjitha procedurat ka marrë dhe çekun e bonusit të fëmijës të firmosur. Është larguar me taksi nga spitali dhe nga ai moment nuk dimë gjë më tepër. Dimë se nuk ka dashur të tregonte emrin e babait të fëmijës.

Ndërsa sa i përket gjendjes shëndetësore të saj dhe të foshnjës gjatë gjithë kohës ka qenë e mirë.”-ka deklaruar mjeku Selmanaj.

32-vjeçarja Orjana Gremi që hodhi foshnjen e saj në lumin Kir

Share With:
Translate »
184 Views