Nga sherri i bujshëm Olta-Genti e deri tek reagimi i fëmijëve, gruaja e aktorit i thotë të gjitha!
Gruaja e Gent Hazizit, Eltona ka qenë së fundmi e ftuar në “BBV Fan Club”. Ajo ka komentuar sherrin Genti-Olta.
Eltona theksoi se Genti është i drejtpërdrejtë, por asnjëherë nuk ofendon.
“E prisja këtë debatin, por ai është shumë i sinqertë. E dija që do të reagonte ndaj të tilla ofendimeve të tepruara. Unë nuk kam parë që Genti ka fyer Oltën, kam dëgjuar ofendime të pafundme nga ana e Oltës, të cilat as te fëmijët e vegjël që zihen për gjëra banale nuk i kam parë. T’i thuash dikujt aty brenda të gjitha fjalët ofenduese të fjalorit, pa pasur pasur asnjë konflikt bazik, mua më duket e tepërt. Ndërkohë, nga ana e Gentit nuk kam parë asnjë lloj ofendimi. Genti reagon, përgjigjet, dhe kjo është mënyra e tij për të vënë barrierat e veta, por nuk ofendon. Jam e bindur për këtë, që nuk do ta bëjë me asnjë nga banorët aty brenda”.
Por si sillet Genti jashtë shtëpisë?
“Genti është një person që bën shumë debat, ulet dhe flet gjatë. Flet dhe argumenton tërë kohës. Unë nuk e kam parë Gentin në situata të tilla që të sulmohet në atë formë. Unë mendoj që Genti u sulmua që në momentin që hyri në kuzhinë. U duk sikur strategjia e Gentit ishte të zaptonte kuzhinën”, theksoi gruaja e aktorit.
Më tej, Eltona zbuloi se vajza ishte ndjerë keq kur ka parë babanë e saj teksa debatonte.
“E vetmja gjë që kam pasur siklet ka qenë goca, sepse ajo është prekur gjatë dy episodeve që ka parë dhe është prekur. Unë jam detyruar ta heq, se tha po më mërzisin babin dhe filloi të qajë. Dhe mendoj se meraku më i madh i Gentit ai është, se si mund të ndihen fëmijët nëse shohin të tilla gjëra”.