Habit vajza e Mark Frrokut: Jam e martuar dhe kam 2 fëmijë
Që prej lidhjes me Rudina Dembacajn, Mark Frroku është bërë pjesë e pandarë e mediave rozë. Dhe jo vetëm ish-politikani, por edhe fëmijët e tij.
Vajza e tij e madhe, Mara Frroku tashmë është mjaft aktive edhe në rrjetin social Instagram, ku së fundmi ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit.
Siç pritej, pyetja që nuk mungoi ishte për raportin e saj me Rudina Dembacajn ku edhe njëherë ajo zbulon se shkojnë mjaft mirë, shkruan Albeu.com.
Por ndjekësit janë kurioz edhe për jetën e saj private dhe dikush e pyet nëse është e martuar. Pëgjigja e Marës ka qenë surprizuese.
“Po, kam edhe dy fëmijë dhe një vilë në bregdet.”
Përgjigja e vajzës së Mark Frrokut duket se është një ironi kundrejt pyetjes së ndjekësve.