Në terapi intensive pas lindjes së fëmijës së katërt, përmirësohet gjendja e bashkëshortes së Alvaro Moratës

Futbollisti spanjoll, Alvaro Morata ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së katërt në familjen e tij me bashkëshorten Alice Campello, si edhe ka folur për gjendjen shëndetësore të saj, kjo pas terapisë intensive që ajo ndoqi.

 “Bella ka lindur më 9 janar dhe është bukuroshe, por nëna e saj ka pasur komplikime pas lindjes, për këtë arsye jemi shumë të frikësuar”, ka shkruar ai në instagram.

Ajo aktualisht ndodhet në terapi intensive në qendrën klinike të Universitetit të Navarras. Për të po kujdesen mjekët më të mirë dhe po shërohet dalëngadalë. Ajo është shumë e fortë”, ka shkruar Morata në profilin e tij në Instagram.

Më pas, futbollisti i falënderoi mjekët dhe stafin klinik për punën e tyre të madhe dhe ndjekësit për mbështetjen e dhuruar në momente të vështira.

Më vonë, ai bëri një postim të ri duke njoftuar se Alice e ka lënë kujdesin intensiv dhe se rikuperimi po shkon shumë më mirë.

“Faleminderit që më dhe përsëri një mësim të rëndësishëm. Ti je një luftëtare. Këto ishin padyshim ditët më të këqija të jetës sime. Jam me fat që të kam. Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur dhe pa ty jeta ime nuk do të kishte kuptim”, kishte shkruar ylli i Atletico Madridit krahas një fotografie të bashkëshortes duke mbajtur fëmijën e tyre.

Alice dhe Alvaro kanë edhe tre fëmijë të tjerë: binjakët Alessandro dhe Leandro (katërvjeçarë) dhe Edoardo (dyvjeçar).

Share With:
Translate »
76 Views