Kozmetika mund të shkaktojë lindje të parakohshme

Një përbërës është i rrezikshëm për gratë shtatzëna, ja ku mund të gjendet gjithçka

Një përbërës i cili gjendet në 80% të kozmetikës mund të jetë shumë i rrezikshëm gjatë shtatzënisë, mësoni si të lexoni etiketën.

Gratë shtatzëna duhet t’i kushtojnë vëmendje produkteve kozmetike që përdorin. Sipas studiuesve, disa prej tyre përmbajnë ftalate, të cilat janë komponime të rrezikshme. Ato i japin forcë dhe elasticitet plastikës, ngjyrë dhe aromë kozmetikës dhe gjenden në pëlhura, materiale ndërtimi dhe objekte të tjera të përditshme.

Është e njohur që ftalatet janë toksike dhe destruktive për trupin e njeriut. Mund të çojnë deri në çrregullim hormonal, sëmundje të gjëndrës tiroide, diabet, por, sipas disa raporteve, mund të shkaktojnë infertilitet si dhe kancer, transmeton Telegrafi.

Është vërtetuar se këto komponime janë veçanërisht të rrezikshme për gratë shtatzëna. Në hulumtim morën pjesë 6045 gra shtatzëna në urinën e të cilave u gjetën ftalate. Shkencëtarët zbuluan se rreziku i lindjes së parakohshme për shkak të pranisë së këtij përbërësi u rrit me 12-16 për qind.

Lajmi i mirë është se ky rrezik mund të reduktohet nëse zvogëloni marrjen e ftalateve në trup dhe më pas rritet probabiliteti që ta çoni shtatzëninë deri në fund.

Ku gjenden ftalatet?

▪ Llak për thonj
▪ Llak për flokët
▪ Antidjersë
▪ Shampo
▪ Kremrat kundër diellit
▪ Parfume
▪ Detergjente
▪ Produkte PVC dhe silikoni
▪ Paketime të ushqimit
▪ Tretës, llaqe, bojëra
▪ Mbulesa muri dhe dyshemeje
▪ Tapiceri për makina…

Si mund të zbulohen ftalatet?

Sigurohuni që të kërkoni etiketat e mëposhtme në deklaratat e produkteve: DEHP, DBP, DIBP, BBP, DEP!

Sipas disa hulumtimeve, deri në 80 për qind e kozmetikës në treg përmbajnë ftalate. Dhe ato nuk mund të gjenden gjithmonë në etiketa, ndaj është më mirë të reduktoni përdorimin e kozmetikës në minimum gjatë pritjes së foshnjës.

Share With:
Translate »
97 Views