Xhaxhi Harry është shumë i shqetësuar për fëmijët e vëllait të tij, po pse?

Princi Harry dhe libri i tij “Spare” po bëjnë namin kudo, për shkak të deklaratave të shumta, bombastike, që ai ka shkruar. Në një intervistë për “The Telegraph” për të folur rreth librit dhe përvojave të tij, Harry shprehu shqetësimin që e mundonte për nipërit dhe mbesën, pra, fëmijët e William dhe Kate.

“E di shumë mirë se brenda familjes sime, nuk jemi vetëm ne (unë dhe vëllai), do të jetë edhe dikush tjetër. Edhe pse William dhe unë kemi folur një apo dy herë për këtë çështje dhe ai ma ka bërë mëse të qartë se fëmijët e tij nuk janë përgjegjësia ime, (përsëri) unë ndihem shumë përgjegjës për ta”, tha Harry, duke shtuar se dy nga fëmijët, do të jenë “rezervë” dhe do të ndihen njëjtë si xhaxhai i tyre.

“Dhe kjo më lëndon dhe më shqetëson”, tha Harry.

Në “Spare”, Harry shkruan se nuk ishte vetëm shtypi që e cilësoi si “rezervë”, por edhe anëtarët e familjes – princeshë Diana, mbreti Charles, gjyshi, princi Philip dhe vetë mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, gjatë etapave të ndryshme të jetës së tij, e kanë etiketuar kështu dhe sot, ai druhet se fëmijët e William do të shkojnë në të njëjtin rrugëtim dhe historia do të përsëritet.

Share With:
Translate »
71 Views