Pele nuk e pranoi kurrë vajzën që kishte me pastruesen e tij, e megjithatë e bëri pjesë të testamentit

Legjenda braziliane, Pele, i njohur si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave vdiq sëfundmi pas disa kohësh i shtruar në spital.

Megjithatë detaje të reja vijojnë të dalin mbi jetën e tij, kësaj here për sa i përket testamentit.

Pele gjithnjë e mohoi atësinë e Sandra Regina-s. Ai nuk e pranoi kurrë të ishte babai i saj edhe pse testi i ADN-së provoi se ajo në fakt ishte vajza e tij.

Por tani me vdekjen e Pele-s, pritet të hapet testamenti i tij që ai la në shtëpi për të 7 fëmijët, duke e përfshirë dhe Sandrën.

Sandra Regina lindi më 1964 pasi e ëma e saj, Anisio Machado, kishte një lidhje me Pele-n kur punonte si pastruesja e tij.

Ajo vdiq 17 vite më parë, pa e kuptuar që i ati i saj një ditë do ta pranonte si fëmija i tij.

Share With:
Translate »
132 Views