Cili është kuptimi i emrit të djalit të Kylie Jenner?
Një nga misteret e mëdha që mbulonte familjen Kardashian, pikërisht emri i djalit pothuajse 1-vjeçar të Kylie Jenner është zbardhur.
Më 21 janar, pak javë përpara ditëlindjes së parë të djalit të saj, Jenner ndau një seri fotosh në Instagram me një mbishkrim të thjeshtë, “AIRE” me një zemër të bardhë.
Në disa foto dukej Aire i vogël me mamanë e tij, dy foto të tjera tregonin portretin e vogëlushit që prindërit e tij e mbajtën kaq kohë të fshehur nga rrjeti.Po çfarë kuptimi ka emri i djalit të Kylie Jenner dhe Travis Scott?
“Aire” është një emër hebraik që do të thotë “luan i Zotit”, sipas Nameberry.com.
Fillimisht, Jenner njoftoi se emri i djalit të saj ishte “Wolf”. Por dy muaj më vonë, ajo postoi një histori në Instagram duke thënë se kishte ndryshuar emrin e tij, duke shkruar “Thjesht nuk ndiheshim sikur ishte ai”.
Në shtator, Kylie Jenner dhe nëna e saj u shfaqën në “The Late Late Shoë” dhe prezantuesi James Corden pyeti për emrin e djalit të saj. Jenner tha në atë kohë se emri i tij ishte ende ligjërisht Wolf, por shtoi se ajo dhe Scott nuk e quajnë atë Wolf.
“Thjesht nuk jemi gati të ndajmë akoma”, tha ajo në emision.
Corden pyeti nëse kjo do të thoshte se ata kishin vendosur për një emër për djalin e tyre. Jenner sqaroi se ata ende po flisnin për disa emra.