Ish-bashkëshortja sjell vajzën për të takuar babain, kurse i ati kërkon vajzën tjetër nga martesa e dytë

Një histori disi e komplikuar vjen sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” nga”E diela shqiptare” në Tv Klan. Gjergji dhe Kristina janë prindër të një vajze të quajtur Jetmira dhe janë ndarë me njëri-tjetrin prej disa vitesh.

Sipas zonjës Kristina, shkak u bënë kushtet ku ata jetonin dhe ish-vjehrri. Ajo thotë se pavarësisht se nuk e ka parë kurrë më pas ndarjes Gjergjin, nuk e ka penguar asnjëherë vajzën e saj të mbajë kontaktet me të atin, i cili jeton aktualisht në azil. Sot, Gjergji ka ardhur në studio për të kërkuar vajzën që ai ka me gruan e dytë, pa e ditur se Jetmira do të jetë aty. Surpriza do të jetë e dyfishtë, si për Gjergjin ashtu dhe Jetmirën e cila nuk e ka takuar kurrë motrën e saj nga babai.

 

Kristina: Para ca viteve isha e martuar me Gjergjin, linda një vajzë Jetmirën në ’85-ën. U ndava se ashtu ishin rrethanat se ishim në një fshat ku nuk mund të jetoja me të. Mora çupën dhe u largova. Prej asaj dite unë nuk e takova më Gjergjin por vajza vijonte ta kërkonte babanë dhe unë nuk e ndalova asnjë ditë, derisa e gjeti një ditë babanë.

Ardit Gjebrea: Sot në studio do vijë Gjergji, ish-bashkëshorti yt, ti komunikon me të?

Kristina: Nëpërmjet telefonit te azili, po edhe e kam takuar me çupën.

Ardit GjebreaNjë marrëdhënie e jashtëzakonshme kjo sepse është shumë e rëndësishme. Shqiptarët kur ndahen, në pjesën më të madhe, ruajnë inate e nuk takohen.

Kristina: Po ato kushte në ato kohë ashtu ishin… Familja nuk ishte shumë e rregullt, babai i tij na sulmonte shumë dhe u detyruam të ndaheshim.

Ardit Gjebrea: Ti nga qyteti ike në fshat. Gjatë publicitetit Kristina më tregoi që nuk e njihte Gjergjin, ia dha familja, e takoi për herë të parë. Dysheku i parë ishte prej kashte dhe nga ajo vajza që ëndërronte princin e kaltër përfundon me dikë që nuk e njeh dhe në fund të ditës nuk iu bë princ. Por u bë babai i një vajze me emrin Jetmira. Ti sot ke ardhur me Jetmirën?

Kristina: Po me Jetmirën.

Ardit GjebreaGjergji nuk e di që ju jeni të dyja këtu. Sepse Gjergji nuk ka ardhur për ju, ai ka ardhur të kërkojë vajzën me gruan e dytë. Dhe që Jetmira nuk e ka takuar motrën asnjëherë. Pra imagjinoni çfarë surprize e dyfishtë do të jetë, edhe për Gjergjin edhe për vajzën tënde Jetmira

Share With:
Translate »
104 Views