Banorët mësojnë për tërmetin dhe shpërthejnë në lot
Arbana Osmani u komunikoi mbëmjen e sotme banorëve tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë në Turqi dhe në Siri. Dy vendet u goditën nga një tërmet vdekjeprurës duke shënuar mbi 25 mijë viktima, ndërkohë që kërkimet vazhdojnë ende.

Lajmi u transmetua te banorët me qëllim që këta të fundit t’i bëjnë apel publikut shqiptar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Në ekranin e madh u transmetuan pamje të rënda nga tragjedia duke shokuar banorët.

Të gjithë ishin padyshim shumë të prekur dhe shpërthyen në lot.



