E trishtë/ Nëna sjell në jetë vajzën e saj para kohe që partneri ta mbante në krah para se të vdiste nga kanceri

Një nënë ka sjellë në jetë fëmijën e saj maft herët në mënyrë që partneri i saj të mund të takonte vajzën e tyre, vetëm dy ditë para se ai të vdiste nga kanceri në veshka.

Beccy Hunter ishte e emocionuar që Jamie Hunter, 38 vjeç, pati mundësinë të mbante në krahë për një kohë të shkurtër vajzën e tij Harper-May kur ajo lindi.

Për Xhemin të qenit baba ishte “gjithçka që ai donte ndonjëherë” dhe kur Beccy ishte tetë muajshe shtatzënë, ajo e vendosi qëllimin e saj të sigurohej që partneri i saj të shihte lindjen e Harper

Ajo lindi fëmijën herët dhe burri i saj, një mësues dhe trajner futbolli, mundi të mbante në krahë vajzën e tij të vogël, por fatkeqësisht vdiq dy ditë më vonë.

Më pas, nëna e gjashtë fëmijëve e pikëlluar iu desh të duronte një betejë dyvjeçare për të regjistruar emrin e Jamie në certifikatën e lindjes së vajzës së tyre.

Share With:
Translate »
185 Views