Ministrja Kushi jep lajmin e mirë për ata që duan të punojnë në mësuesi, nxjerr udhëzimin e ri
Të diplomuarit në një degë studimi të ngjashme me mësusinë, si ekonomi, arte, gjuhësi apo përkthim do të kenë mundësi që të ushtrojnë dhe profesionin e mësuesit.
Lajmi u konfirmua nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila bëri me dije se ata duhet të marrin leksione të paktën për një semestër në fushën e psikologjisë pedagogjike.
“Ftoj të gjitha universitetet që, bazuar në këtë udhëzim, të paraqesin sa më shpejt aplikimet për miratimin e programeve të nevojshme, për t’u dhënë mundësi të interesuarve që të regjistrohen që në vitin e ri akademik 2023-2024.
Së shpejti, javën e ardhsmekëtu në ministri do të organizojmë një takim me përfaqësies të universiteteve për t’i udhëzuar dhe mbështetur sa më shumë në hartimin dhe miratimin e këtyre programeve”, tha Kushi.