Maturantët dhe dilema, Ruçi: Të rinjtë nisen drejt degëve që janë në modë, të studiohet tregu

Irsa Ruçi, eksperte arsimi në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tha se mungon një studim i tregut.

Ruçi thotë se “Të rinjtë nuk e dinë si po ndryshon tregu dhe nisen drejt degëve që janë në modë dhe të rinjtë shkojnë drejt atyre”.

Irsa Ruçi: Duhet të ketë një studim tregu. Grupet e interesit duhet të studjojnë tregun, çdo instrument shtetëror e privat duhet të bëjnë një studim real të tregut. A është e nevojshme të kemi 5 mijë jurist, apo ka nevojë për degë të tjera. Të rinjtë nuk e dinë si po ndryshn tregu dhe nisen drejt degëve që janë në modë dhe të rinjtë shkojnë drejt atyre. Tendenca jonë ka qenë që të zgjedhim atë që zgjedh shumica. Ka mbingopje në disa fusha dhe ka mungesë në disa fusha të tjera. Ne nuk po i orjentojmë më të rinjtë drejt tregut profesional. Të rinjtë nuk janë të orjentuar, shikojnë tendencën, modën dhe politikat shtetërore. Politkka shtetërore është pak e gabuar aktualisht.

Share With:
Translate »
135 Views