Këto janë shprehjet që nuk duhet t’ua thoni fëmijëve për t’i frikësuar

Mos bëj kështu se i them policit”, “e thirra doktorin që të të bëjë gjilpërën?”, “po bërtite vjen hajduti dhe të merr”.

Këto tre shprehje që të rriturit i përdorin rëndom, kur duan të “mbarojnë punë shpejt” me fëmijët e të bien rehatë, janë një tjetër e keqe e mënyrës tonë si i edukojmë ata, fëmijët.

Të rriturit duke filluar nga prindërit, gjyshërit, mësuesit e deri te kalimtarët në rrugë, as që e “vrasin” mendjen të dëgjojnë veten se çarë “nxjerrin” nga goja dhe çfarë efekti bëjnë këto fjalë te fëmija kur i dëgjon.

Të rriturve as i shkon në mënd që kanë barazuar dhe njësuar tre “gjëra” që nuk barazohen dhe njësohen.

Të barazosh doktorin me hajdutin dhe policin me hajdutin, është ti minosh fëmijës të mirën, respektin dhe përgjegjsinë.

Ky edukim i keq me modele të bëra “lëmsh” nuk mund të “prodhojë” gjë tjetër veçse të bëjë konfuz femijët, e më pas ata nuk dinë të dallojnë të mirën nga e keqja dhe përgjegjësinë nga papërgjegjshmëria.

Share With:
Translate »
1135 Views