Danieli, djali i Dr. Florit mbush 3 vjeç
Këngëtari i grupit “West Side Family”, Dr. Flori, me ikjen e tij nga kjo botë, i la bashkëshortes së tij dy thesare, dy bekime, dy dashuri të përjetshme. Një vajzë dhe një djalë. Vajza Kaltrina pati fatin që të gëzojë vitet e para të jetës me praninë e të atit fizikisht ndërsa Danieli bën sot gati 3 vite që babai i mungon. Dhe do t’i mungojë gjithmonë në përvjetoret e ditëlindjes. Por falë dashurisë së njerëzve që e rrethojnë, zemra e tij nuk do të ketë boshllëqe.
Ndaj dhe sot, ne të gjithë, me dashuri të madhe i urojmë Gëzuar ditëlindjen! /Kids’ Time