Taksisti dhe Lian i japin dhuratat e papritura Vesës…(video)

Ky mund të jetë ndër udhëtimet më të bukura të Vesa Lumës, pa marrë parasysh destinacionin për ku ishte nisur. Themi të bukura, pasi në një udhëtim të shkurtër me taksi Vesa është ndjerë e plotësuar edhe si këngëtare, por edhe si nënë. Taksisti ishte fans i saj, dhe udhëtimi është shoqëruar nën tingujt e muzikës së Vesës, por ajo ç’ka është më e bukura ka zbuluar fansin e më të çmendur: djalin. Liani sapo dëgjon këngën e mamit të tij hidhet nga gëzimi dhe nisë të kërcejë në prehërin e Vesës. Sigurisht një moment kaq të bukur, Vesa e ka ndarë edhe me miqtë e saj në rrjetin social në Instagram.

Edhe pse është bërë nënë e një djali, me energji që duken sikur nuk i shterojnë kurrë në asnjë moment të ditës, Vesa nuk ka hequr dorë nga karriera e saj artistike. Ajo ka sjellë për publikun disa projekte të reja muzike, të cilat janë pritur mjaft mirë.

 

Share With:
Translate »
1023 Views