E rrallë! Lind foshnja me shtatë dhëmbë

Kjo është hera e parë që dëgjojmë se një foshnje ka lindur me 7 dhëmbë në gojë. Prayan Sharma iu nënshtrua një kujdesi intensive në Indinë perëndimore pasi u lind me 30 qershor. Ai qëndroi atje për 10 ditë duke luftuar me infeksionin dhe më pas u dërgua në shtëpi, ku e ëma zbuloi se kishte dhëmbë kur po i jepte gji. Vogëlushi i kishte dhëmbët në nofullën e poshtme. “Ne ishim tërësisht të shokuar. Nuk e dinim që një fëmijë mund të lindte me dhëmbë në gojë, aq më tepër me 7,” -tha 31-vjecari Harish. Dentisti që u kujdes për rastin tha se nuk kishte parë kurrë një ngjarje të tillë, por është mjaft e vecantë. Ai ia hoqi dhëmbët me anestezi lokale pasi ishte shumë i vogël për ta trajtuar nën anestezi totale. Thuhet se kequshqyerja gjatë shtatzënisë mund të jetë një faktor për këtë rrezik, por është e domosdoshme që të nxirren pasi fëmija mund ti gëlltisë.

Share With:
Translate »
827 Views