Çifti i famshëm nuk e kanë problem se djali i tyre vishet me fustane

Brian Austin Green në një intervistë për “TMZ”, ndër të tjera ka deklaruar se nuk i bëjnë aspak përshtypje kritikat ndaj djalit të tij dhe Megan Fox. Noah Austin, 4 vjeç, është fotografuar gjatë një shëtitje me të ëmën dhe vëllain e tij Bodhy. Ai mbante veshur një fustan princeshe ngjyrë rozë. “Djali im, ju e dini, ai është vetëm katër vjeç. Dhe unë kam dëgjuar se disa njerëz nuk janë dakort me mënyrë e të veshurit të tij. Unë u them atyre vetëm kaq: “Nuk më intereson”-Tha Austin për Noah. “Ai është katër, dhe nëse ai dëshiron të vesh diçka, atëherë ai e vesh atë. Dhe mund të jetë çfarëdo, fustan, syze apo pantofla, çfarëdo. ” Aktori shtoi, ” Unë mendoj se në moshën 4 apo 5 vjeç, fëmija mjafton të ndihet i lumtur me çdo zgjedhje qe bën. Ai nuk po dëmton askënd duke veshur një fustan.” Një vit më parë Megan Fox preku të njëjten temë, e ftuar tek “Jimmy Kimmel Live!”, ajo shprehu mbështetjen ndaj zgjedhjes së garderobës nga vetë djali i saj Noah. “Noah vesh fustane, kështuqë nuk ka pse të ketë rregulla. Ti ke lirinë të jesh kushdo që dëshiron në shtëpinë tënde” tha Fox drejtuar Jimmy Kimmel. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
1009 Views