“Sa shumë të trija jemi zënë…” – Irma Libohova emocionon me vargjet e shkruara për 2 motrat e saj…

Shumë prej nesh i identifikojnë motrat Libohova vetëm me Irmën dhe Erandën, por në fakt ato janë 3, Irma, Eranda dhe Ponja. Ndonëse i shohim rrallëherë bashkë të treja, ashtu siç shohim dy këngëtaret, sërish gjejnë kohë për t’i dedikuar njëra-tjetrës herë foto, herë vargje, herë rreshta. Në orët e para të mëngjesit, motra e madhe Irma ka postuar në Facebook një foto ku shfaqen të treja dhe ka shkruar një poezi në të cilën sigurisht, mund ta gjejnë veten ata që kanë motra ose vëllezër.

Ja çfarë shkruan Irma:

“Fëmijëria jonë

Sa të vogla kemi qenë

Sa shumë të trija jemi zenë, për një bluzë

Shpesh na ngrinte buzëqeshja, porse kënga na rrinte në buzë

Endrra fëmije, që s’u plotësuan dot.

Ndonjë shuplakë kemi ngrënë dhe fare kot.

Dy fustane ne i kishim,

por tre motra ne ishim.

Grindeshim.

Kush do ta vishte më parë?

Lahej, thahej fustani atë natë

Që në mëngjes motërza ta vishte prapë.

Shuhej zjarri dersa bëhej hi.

Duhej fustani, ishte vit i ri

Sa shumë vite kanë kaluar

porse prapë, ne atë kohë e kujtojmë

Dhe fustanin tonë të dashur

nganjere e pikturojmë.

Fëmijëria ime bukur,

dhe pse sot unë jam e lumtur

Hapi krahët! E më merr ti prapë.

Jemi, jemi sic kemi qenë.

Lozonjare dhe çapkëne

fëmijëria na ka lënë.

Shpirtin si deti të thellë e të pa anë.

Zemrën bujare, dhuratë nga prindërit tanë Irma”

Jemi të sigurt që, kur Eranda dhe Ponja e kanë lexuar sot në mëngjes, kanë bërë zgjimin më të bukur të këtij viti.

Share With:
Translate »
1613 Views