Adoleshentet rrihen e kapen nga flokët në rrugë, Saimir Kodra: Çfarë tmerri…
Pas ngjarjes së shëmtuar në shkollën “Kongresi i Përmetit”, një tjetër video po qarkullon në rrjet. Dy adoleshente janë filmuar, duke u rrahur fizikisht në mes të rrugës në Bathore. Ndërsa bashkëmoshatarët e tjerë bënin sehir, duke filmuar dhe shpërndarë videon.
Në lidhje me këtë rast reagoi drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, cili tha se kjo ngjarje tregon situatën dramtike në shoqëri dhe është kambanë alarmi.
“Sot nuk të bën të fortë të rrahësh një shok apo shoqe. Sot të bën të fortë të lexosh një libër, ti biesh një vegël muzikore. Çfarë tmerri, çfarë situate dramatike. Shumë kush prej jush mund të diskutojë nëse ka problem apo jo reformat integruese në BE, nëse ka problem apo jo ndërtimi i portit të Durrësit, nëse ka problem apo jo se kush do ta marrë vulën e PD-së, nëse ka problem apo jo dhe me të drejtë rritja e pagës, çmimet e larta, siguria në këtë vend etj. Kjo është një kambanë për mua më e madhe nga të gjitha këto, jo se këto të tjerat janë pa rëndësi, por personalisht si prind dhe nuk jam i vetmi kjo është një kambanë e tmerrshme. Kjo është një kambanë që duhet të forcojmë se nga kjo kuptoj se nuk janë raste sporadike, këto patën fatin që dolën nëpër rrjete, janë plot nëpër shkolla, bullizmat, sherre, kjo tregon që familja në këtë vend është pjerdhur, është pjerdhur në formën më të tmerrshme që mund t’i ndodhë një shteti”, tha drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.