Një mitër dhuratë! Australiania e parë që bën këtë transplant
Prej disa kohësh, mjekësia ka bërë përparime që deri vonë as nuk imagjinoheshin. I tillë është rasti në Australi, ku një paciente iu nënshtrua operacionit të transplantit të mitrës. Ndryshe nga operacionet e tjera të ngjashme, ky operacion nuk përdoret për të shpëtuar jetën e dikujt, por për të lejuar dikë që të ketë mundësi të sjellë një fëmijë në jetë.
Kirsty Bryant, arriti të realizojë këtë ëndërr që kishte prej kohësh falë nënës së saj, e cila veproi si dhuruese. 30-vjeçarja kishte aplikuar për këtë procedurë pasi humbi organin e saj pas një histerektomie që ishte e nevojshme për t’i shpëtuar jetën. Procedura urgjente ishte kryer pas një hemoragjie që u zbulua pas lindjes së vajzës së saj të parë, Violet.
Megjithatë, Kirsty Bryant donte të zgjeronte më tej familjen dhe për këtë arsye tashmë gjashtë muaj pas lindjes, ajo filloi të shqyrtonte se cilat ishin alternativat për të arritur qëllimin e saj. Pasi mësoi për këtë procedure, vendosi t’i kërkonte ndihmë mamasë së saj.
“Mami, nëse unë do të kërkoja mitrën tënde, a do ma dhuroje?” – ishin fjalët e vajzës time. Unë nuk hezitova dhe menjëherë thashë Po. Kirsty nuk është vetëm vajza ime, ajo është shoqja ime më e mirë dhe e dua shumë”.
Operacioni për transplantin ka zgjatur 16 orë dhe ka përfshirë një ekip prej mbi 20 profesionistësh.