Mjeshtra e cirkut shqiptar rrëfen mes lotësh: Më vranë vëllain me plumb qorr, duhet të vazhdoja shfaqjen

Mjeshtrja e cirkut shqiptar, Fitnete Duro ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në Abc News ku i ka prekur të gjithë me rrëfimin e saj. Ajo zbuloi se vëllain ia kanë vrarë me një plumb qorr dhe disa ditë më pas, i është dashur të performojë në lartësi, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Kam pasur momente të vështira. Nuk e kam thënë në asnjë emision, por momenti më i vështirë për mua ka qenë ana shpirtërore, kur mua mu nda nga jeta vëllai im, i ra një plumb qorr dhe unë pas një jave më duhej të jepja shfaqje, të lyhesha, të zbukurohesha dhe duhet të mposhtja atë dhimbjen. Ky ka qenë momenti më i vështirë dhe e kisha numrin në lartësi. E mposhtja dhe bëja numrin, thoja do hipi dhe bëja numrin. Qeshja që ta kënaqja gjithë atë spektatorin. Ata kishin ardhur të më shikonin mua, numrin tim, mbrapa pastaj bëj çfarë të duash. Ky ka qenë momenti më i vështirë për mua në skenë”, tha Duro mes lotësh.

Share With:
Translate »
154 Views