Gruaja martohet tre muaj pas vdekjes së vajzës së saj, në fotot e dasmës sheh diçka të pabesueshme
Një nënë e cila humbi tragjikisht vajzën e saj pasi u mbyt në spa në oborrin e shtëpisë së familjes, ka zbuluar një detaj të frikshëm por emocionues në një foto nga dita e saj e dasmës.
Tahlia Murphy dhe bashkëshorti i saj Cecil, 28 vjeç, iu kthyen jetën përmbys në shtator 2022, kur vajza e tyre 17 muajshe Taidyn ‘Totty’ Murphy humbi jetën në shtëpinë e tyre në Gracemere, në rajonin Rockhampton të Queensland.
Tahlia, nëna e tre fëmijëve, u martua me Cecilin tre muaj pasi humbi vajzën e saj.

Ajo tha për Daily Mail Australia se e gjithë dita e dasmës së çiftit ishte e përqendruar rreth Totty-t të tyre, por ajo vlerëson veçanërisht një foto specifike nga festimi.
Në foton e Tahlia dhe Cecil, e cila tregonte çiftin duke u puthur nën rrezet e diellit, një figurë me hije mund të shihet e fshehur pas një peme në sfond.
“E gjithë dita jonë ishte për të, ne kishim një foto të madhe të bukur të saj, ajo kishte ndenjësen e saj dhe një buqetë të bërë për të. Vajza jonë e madhe ecte nëpër korridor me hirin e saj,” tha ajo për Daily Mail Australia.
Tahlia tha se ishte aq e mërzitur që vajza e saj nuk ishte në ditën e tyre të veçantë derisa shoqja e saj vuri në dukje figurën e vogël në një nga fotot e dasmës së tyre.
“Një nga miqtë e mi e pa atë dhe ma dërgoi me figurën e rrethuar dhe më thanë se vajza juaj ishte në ditën e dasmës tuaj”, tha ajo.
