Atentati mafioz në lokal në Tiranë, 10-vjeçarja që u lëndua ishte mbesa e viktimës

Një atentat mafioz ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Persona të paidentifikuar hapën zjarr në drejtim të një lokali në zonën e Don Boskos duke vrarë një grua, e duke plagosur 5 persona të tjerë. Nga ngjarja e rëndë, mbeti e lënduar nga copat e xhamave edhe një vajzë 10-vjeçare.

Atentati ndodhi në orën 21:05 minuta, në një kohë kur në lokal kishte klientë që po shihnin ndeshje.

Viktimë e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeti banakierja e lokalit, 60-vjeçarja Mimoza Paja. Ndërsa të plagosur mbetën Astrit Meraj, 42 vjeç, Emanuel Sala, 47 vjeç, Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç dhe Sahit Murati, 50 vjeç. Ky i fundit është xhaxhai i Fation Muratit, i cili është edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Fation Murati është një emër i njohur për autoritetet policore, i artikuluar për lidhje me disa personazhe të njohur të botës së krimit.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, Murati dyshohet se ishte objektiv i këtij atentati mafioz. Megjithatë gazetarja thotë se ai nuk ndodhej në lokal në atë moment, e madje sipas saj, ai është larguar nga Shqipëria disa ditë më parë.

Në foto lokali ku ndodhi ngjarja

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti se viktima, Mimoza Paja, dyshohet se u vra aksidentalisht. Ndërsa vajza e mitur që u lëndua nga xhamat, ishte mbesa e saj.

Si autorët ashtu sikurse edhe motivet e kësaj këtij atentati mbeten momentalisht të panjohura. Forca të shumta policie zbarkuan në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për zbardhjen e saj.

Autorët dyshohet se lëviznin me motor dhe pasi lëshuan breshëri plumbash në drejtim të lokalit u larguan nga vendi i ngjarjes.

Djali i banakieres që u vra në “Don Bosko”: Mallkuar qofshin ato plumba mam  – BoldNews.al

Share With:
Translate »
123 Views