Miss-i shqiptar, në pritje të fëmijës së parë, zbulohet gjinia e bebes

Emri i saj qarkulloi tre vjet më parë jo vetëm në mediat gjermane e shqiptare, por edhe në ato ndërkombëtare. Egzonita Ala, 17-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e Miss Gjermanisë në vitin 2014, garoi mes shumë vajzave të tjera të bukura, por arriti të kurorëzohet si më e bukura e Gjermanisë dhe ta përfaqësojë këtë vend edhe në Miss World në dhjetor të po atij viti. Pas disa pjesëmarrjeve edhe në kompeticione të tjera bukurie, Egzonita u tërhoq nga bota e spektaklit dhe filloi një profil privat. Por koha nuk i paska shkuar aspak dëm, përkundrazi. Bukuroshja e njohur është martuar dhe tani është në pritje të ëmbël. Siç mëson Prive, bukuroshja 20-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Gazmendi, së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Aktualisht, Egzona është në javët e fundit të shtatzënisë, ndaj edhe këto muaj të pritjes së ëmbël, i ka jetuar së bashku me partnerin e saj në privatësi të plotë.

Share With:
Translate »
1000 Views