Protestë kundër qarkullimit të kamionëve në Fushë-Milot: Na dridhen fëmijët në djep

Në një ditë në aksin Fushë Milot Shullaz qarkullojnë të paktën 50 kamionë. Banorët e Fushë Milotit janë ngritur në protestë duke kundërshtuar lëvizjen e tyre. Ata thonë se mjetet e tonazhit të rëndë kanë dëmtuar rrugën dhe janë kthyer në shqetësim pasi kalojnë në çdo orar.

“Ka probleme kryesisht nga kamionat për gropat që nuk mund të kalojnë as fëmijët, ka shqetësime zhurmash, pluhur e baltë.”

“Kur vjen kamioni na dridhen fëmijët në djep.”

Banorët kanë lënë 10 ditë kohë për zgjidhjen e kësaj situate. Në të kundërt thonë se do ta përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën.

Share With:
Translate »
148 Views