Piktorja bën rrëfimin tronditës/ “Tentova vetëvrasjen kur isha shtatzënë, vjehrra më dhunonte”

Redjola Liçaj ka rrëfyer historinë e saj të dhimshme, e cila kur ka qenë tre muajshe shtatzënë ka tentuar që të vetëvritej.

Ky veprim sipas saj do të vinte si pasojë e një grindjeje që kishte pasur mes nënën e ish-bashkëshortit, e cila ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Gjatë një dalje mediatike, Liçaj është shprehur se momenti më i vështirë ka qenë periudha e parë e shtatzanisë së saj pasi ka qenë e bllokuar emocionalisht dhe në ankth.

“Momenti im më i vështirë ka qenë kur unë kam qenë e bllokuar emocionalisht në gjendje goxha të lartë ankthi dhe kur kam qenë 3 muajshe shtatzënë, duke qenë që unë isha shumë e palumtur dhe kam qenë në gjendje të rëndë ankthi kam tentuar që të mos jem më në këtë jetë. E kisha shumë të vështirë të merrja vendimin e ndarjes sepse ishte bërë një bashkëjetesë e pamundur. Në një bisedë e sipër me nënë  e ish-bashkëshortit tim në grindje e sipër ka pasur një dhunë fizike ndaj meje kur unë jam ndjerë keq dhe kam tentuar të vetëvritem. Janë disa skena që nuk do i harroj kurrë”, ka rrëfyer Redjona Liçaj.

 

Share With:
Translate »
125 Views