Bashkëshorti nuk ishte i pranishëm në lindjen e vajzës në SHBA, Artenisa: I dërgoja foto duke qarë
Në historinë e dytë të vështirë që Artenisa Ozaj rrëfen për rubrikën “2+3” nga “Rudina” në Tv Klan, është lindja e vajzës Abigail në SHBA. Bashkëshorti i saj nuk mundi të ishte prezent në momentin e ardhjes së saj në jetë për shkak se nuk kishte mundur të siguronte vizën në ambasadë.
Artenisa Ozaj: Kur unë kam lindur Abin, Olsi nuk pati mundësi të ishte prezent.
Rudina Magjistari: Dhe si ka ndodhur?
Artenisa Ozaj: Unë normalisht, e dimë të gjithë që vajta për ta lindur Abin në Amerikë dhe Olsi nuk arriti dot të merrte vizën. Unë isha tërësisht vetëm.
Rudina Magjistari: Vetëm fare?
Artenisa Ozaj: Jo vetëm fare, me njerëzit e mi dhe sigurisht të Olsit, por Olsi nuk ishte.
Rudina Magjistari: Kur thua njerëzit e tu, të afërmit fare?
Artenisa Ozaj: Jo, jo. Nuk kisha ata që unë doja, por sigurisht ajo që ishte më e rëndësishme ishte Olsi, ti e di shumë mirë sa shumë e rëndësishme është, ndoshta jo të jetë brenda në sallë, por të jetë pas dere. Mendoj që kjo ka qenë një nga gjërat që do kisha dashur shumë të ishte aty.
Rudina Magjistari: Si e kujton, ma trego pak si moment, momenti kur ai … Ishit këtu, të dy në Shqipëri kur ai nuk e mori dot vizën apo ai kishte shkuar dhe e prisje atje?
Artenisa Ozaj: Unë kisha vajtur dhe e prisja atje. Nga momenti në moment, kur do hynte në ambasadë etj, dhe ai përpiqej të shtynte ditët “më ka thënë ambasada pas një jave, më ka thënë pas dy javësh” sepse e dinte që unë do merrja vendimin dhe do kthehesha, por do ishte totalisht e pamundur të kthehesha sepse isha shumë e madhe, kisha kaluar mbi 8 muajshe, normalisht nuk i bënte mirë as mua, as bebit dhe ai përpiqej që të mos më tregonte sepse na bënte keq të dyjave. Derisa erdhi pika pastaj, me thënë të drejtën kur vajzat më kërkuan sot, unë nuk doja të sillja foto por kam dërguar shumë foto duke qarë por nuk doja që të sillja sepse çfarë mund të sillja, foto që unë i dërgoja Olsit që qaja.
Artenisa shton se gjatë lindjes ka komunikuar në një videotelefonatë me bashkëshortin dhe ai ka parë gjithçka. Vajzën ka mundur ta takojë për herë të parë në aeroport kur ajo ishte 1 muajshe e gjysmë.