Para tre vitesh Fatma i dha jetë Diellit të saj, dedikimi i moderatores për të birin

Data e djeshme ishte një datë e rezervuar në kalendarin e gëzimeve të moderatores Fatma Haxhialiu. Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, që mban emrin Kian. Me rastin e ditëlindjes së tretë ajo shkruan:
“Para 3-vitesh dielli per mua lindi ndryshe dhe ndryshe do shkelqente cdo dite e vit me pas.
Bashke me ty rilinda dhe une, me e forte, me e qete, me e sigurt ne vete, me e dashur dhe pafundesisht e lumtur. 
Nuk e kupton sa te mungon nje femije deri ne momentin qe e ke ate dhe une sot pyes, si ka qene jeta ime para teje? 
E ku gjehen fjalet per dashurine me te madhe te jetes? 
Une di qe para 3-vitesh te fala jeten time, ne momentin qe te degjova rrahjet e zemres per here te pare, te fala zemren time bashke me cdo frymemarrje, kur te mbajta ne krah per here te pare.
Ti je emri i jetes time, mbreti im i vogel , je dielli qe ndez cdo shprese te humbur dhe cdo buzeqeshje te venitur tek une.
Te quajta Diell, sepse kjo bote e sidomos ky vend, ka kaq shume nevoje per ngrohtesi. 
Nuk e di cfare do duash te jesh ne jete, as nuk dua te te imponoj madheshtine….ajo qe uroj dhe fort ma do shpirti, eshte te ndricohesh vet dhe driten tende ta shperndash edhe mbi te tjeret.
Qe fjala te jete arma jote me e forte, e me fjale te ngrohesh edhe shpirtra te akullt.
Ajo qe uroj sa here te shoh, eshte te jesh i lumtur e te jetosh nje jete te denje ashtu sic e do ti…e ta kesh nje rreze dielli te flakte- te flakte, gjithmone brenda vetes, te te ndricoj edhe ne kohet me te erreta…
Te behesh edhe 100 dielli, mbreti i shpirtit tim….” /Kids’ Time

Share With:
Translate »
886 Views