Kim Kardashian rrëzon thashethemet për fëmijën e tretë
Kim Kardashian dhe Kanye West morën vëmendjen e mediave për disa ditë pasi flitej se do vinte në jetë fëmija i tyre i tretë.
Në një intervistë, Kim nuk i ka hedhur poshtë thashethemet se familja po zgjerohet, por e ka lënë cështjen misterioze.
“Patjetër që kemi parë shumë gjëra, por kurrë nuk kemi konfirmuar asgjë. Mendoj se kur të jemi gati të flasim për këtë do flasim. Kam dëgjuar shumë detaje por po bëj sikur nuk më kanë rënë kurrë në vesh, ashtu si cdo gjë tjetër. Ne nuk e kemi konfirmuar dhe do ju themi kur të jemi gati,” – tha 36-vjecarja për E!News.
Ndërkohë flitet që ajo ka paguar një vajzë surrogate rreth moshës 20 vjec për 45 mijë dollarë që të bëjë fëmijën e tyre të tretë. Nuk na mbetet gjë tjetër vecse të presim nëse gjithcka do jetë e vërtetë.