Nëna ‘monstër’ në Egjipt, 29-vjeçarja vret e më pas ha të birin 5-vjeçar

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Egjipt! Një grua e mbyti djalin e saj pesëvjeçar, përpara se t’i copëtonte trupin dhe t’i hante një pjesë të kokës.

Nëna 29-vjeçare, e identifikuar vetëm si Hanaa, thuhet se ia preu kokën dhe gëlltiti djalin e saj sepse “dëshironte që ai të qëndronte me të përgjithmonë”, sipas një burimi të policisë.

Copat e mbetura të trupit të 5-vjeçarit janë gjetur nga autoritetet policore nëpër cepa të ndryshëm të shtëpisë.

Sipas mediave të huaja, pas zbulimit të ngjarjes, gruaja “monstër” u arrestua dhe pas marrjes në pyetje, u dërgua menjëherë në burg.

Ndërkohë, hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje horror.

Në Egjipt, të vrasësh një fëmijë do të thotë të kryesh një krim kundër “ligjeve të natyrës”, pasi fëmija në fjalë u vra nga ata që e kishin për detyrë ta mbronin dhe të kujdeseshin për të, teksa ai rritej.

Sipas hetuesve, krimi ka qenë i paramenduar nga nëna e tij, një 29-vjeçare, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e familjes në qytetin verior të Egjiptit, Faqus.

Share With:
Translate »
71 Views