Çun Lajçi kujton të bijën në ditën e lindjes: S’rreshta t’u ardh me puth gurin tënd!
Në një postim në Facebook, Çun Lajçi shkruan se në këto vite nuk kanë munguar vizitat në varrin e të bijës. Po ashtu thotë se nuk ka arritur t’i hedhë dot në letër këto rreshta për shkak të vetmisë që e gërryente prej mungesës dhe boshllëkut që i la humbja e vajzës.
Postimi i Çun Lajçit
Urime ditëlindja Bubulinë
(02.05.1983)
S’kam harrua më t’shkrua, vonua po, por harrua s’kam,
shumë muej janë ba pa vu shkronja n’letër,
pesë vite s’rreshta tue ardhë me puthë,
gurin tand n’Drelaj!
S’kam harrua më shkrua, por mujtë s’kam,
se gërrye m’ka vetmia,
tue kërkua hijën tande, rrugëve tua,
rrugëve t’mia!
Vonua jam, por s’kam harrua
sot ditëlindjen e ke
që, po i ve shkronjat n’letër:
– Unë pesë vite ma i plakun, Ti pesë vite ma e re!
Bubulinë, urime ditëlindja.
02.05.2023