“Çfarë pune bën babi?”, Erion Veliaj tregon përgjigjet epike të të birit, Kajanit
Në intervistën e tij në “Rudina” në Tv Klan, kryetari i bashkisë Erion Veliaj rrëfeu edhe episode me të birin, Kajanin. Veliaj tregon se në mendjen e Kajanit, detyra e kryetarit të bashkisë lidhet me aktivitetet që tërheqin dhe pëlqejnë më shumë fëmijët.
Erion Veliaj: Unë besoj që bëj një çikë më shumë se sa pemën e Vitit të Ri dhe fishekzjarret, por ai është i fokusuar aty. Ah dhe së fundmi thotë ka bërë edhe Kopshtin Zoologjik se ka sjellë luanin te kopshti zoologjik. Them okej, mendoja që kisha bërë një çikë më shumë, por nëse do mbahem mend për këto të dyja…
Rudina Magjistari: Nuk është keq.
Erion Veliaj: Kurse kur e pyesin po babi kë ka shok? “Ka shok xhaxhi Arbrin”, për Maznikun. Po xhaxhi Arbri me ça merret? “Hiç, del në televizor” tha, “bën muhabet”. Është shumë i qartë se çfarë bën secili prej grupit tonë.