”Ju doni të bëheni si ne, por në fakt ne duhet të ishim si ju ”, mesazhi prekës i aktorit shqiptar për fëmijët me aftësi të kufizuara

Data 11 shtator shënon fillimin e vitit të ri shkollor në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Një ditë e mbushur me emocione, frikë, sidomos për 33.000 vogëlushët që ulen për herë të parë në bangat e shkollës, shpresë, por dhe shumë ëndrra që fëmijët dhe prindërit thurin së bashku. Aktori i mirënjohur Marin Orhanasi, baba i një djali, ka zgjedhur që urimet për ditën e parë të shkollës t’ua dërgojë gjithë fëmijëve me aftësi të kufizuar duke ndarë për ndjekësit dhe miqtë një mesazh shumë prekës në Facebook.

”Duke u inspiruar prej një mikut tim, Elton Myftiu po përpiqem të bëj në status modest për të gjithe ata fëmijë që ne i cilësojmë me aftësi të kufizuara. #Tëkufizuarjemi ne ! Ju kinga nesër duhet të jeni në çdo bankë shkolle se ju jeni ne. Jeni më shumë. Ju zemrat e mia jeni po aq të mirë sa cilido prej nesh. Më të mirë madje. Ju KING-ët e prindërve tuaj, por edhe të mitë e cilitdo prej nesh. Ju KING-ë që Zoti ju solli për sprovë tek ne, jeni ata që e meritoni dashurinë deri në molekulën e fundit. Ju KING-ë nuk e dini se ne që na gënjen mendja se kemi aftësi, jemi më shumë për të ardhur keq. Ne jemi të paaftë. Ne gënjejmë veten, të tjerët herë pas here për hiçgjë. Ju KING-ë thoni veç të vërtetën me gjithë qenien tuaj. Ne urrejmë. Ju KING-ë qeshni. Ne zhytemi në pisllëkun e mendjes tonë shpeshherë të errët. Ju nuk ju intereson. Doni veç të jeni gjallë mes nesh, si ne. Ne përgojojmë. Ju KING-ë do donit të thonit ‘’Të dua. Ju qeshni KING-ë. Ne jo. Bëjmë sikur qeshim. Shtiremi shpeshherë. Ne kemi aftësi, por kufizojmë veten. Jemi të paaftë megjithëse kemi gjithçka. Ju KING-ë shihni në sy. Shumë prej nesh jo. Ne vrasim ëndrrat tona përditë e krijojmë realitet të shëmtuar. Ju KING-ë, besoj fort, keni ëndrra. Ju KING-ë kënaqeni me atë që keni. JU KING-ë jeni MBRETËR TË VETES. Ne shërbëtore të të tjerëve, sendeve e gjërave shumë të pavlera. Ju KING-ë jeni në errësirë e kërkoni dritën. Ne jemi në dritë e kërkojmë errësirë. JU KINGË JENI FEMIJE DERI NË FUND, TË PASTËR, TË PAPREKUR E TË MREKULLUESHËM. Ne nuk ju kuptojmë, përpiqemi, por një gjë e di mirë. Shpesh do doja të isha si ju. Të mos kuptoja asgjë e të isha ne botën tuaj. Se ju e keni. Ndoshta shumë më të mrekullueshme se e jona. JU DONI TË BËHENI SI NE, POR NË FAKT NË DUHET TË ISHIM SI JU. Zoti ju ka premtuar vend ne Parajsë dhe unë këtë e besoj. Ne që kemi shumë mend se dimë vendin tonë. JU KING-ët e Zotit ! Mos e kërkoni heroin vërdallë. Heronj janë ata prindër që u ka rënë për kismet të kenë të tillë fëmijë. Heronj janë ata që kontribuojnë për rehabilitimin e kësaj kategorie.” /Living

Share With:
Translate »
703 Views