Nga “Ajo më shkatërroi jetën” në “Të dua shumë”, Britney Spears pajtohet me të ëmën
Para pak kohësh, Britney Spears shprehej se ishte e ëma ajo që i kishte dhënë idenë babait të saj për idenë e kontrollit total mbi këngëtaren.
Mirëpo, pasi konservatori përfundoi, Britney po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me familjarët e saj. Në Instagram, këngëtarja ka treguar se ka bërë paqe me të ëmën.
Ajo ka shprehur çfarë ka ndjerë dhe tashmë ndjehet më e çliruar. Madje, të dyja po planifikojnë të shkojnë për shopping.
“Dje, pas 3 viteve, mamaja ime e ëmbël u shfaq në derën time…Ka qenë një kohë shumë e gjatë…Me familjen gjithnjë ka gjëra që duhet të funksionojnë…por koha shëron plagë”, shkroi ajo. Pasi komunikova atë që e kisha mbajtur brenda për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ndihem kaq e bekuar që mundëm të rregullonim gjërat. Të dua shumë”. P.S.: Jam shumë e bekuar që pimë kafe bashkë pas 14 viteve!”- shkroi Britney në Instagram.
View this post on Instagram