Gjenerata e parë e fëmijëve që ua postuan nënat të gjitha në Facebook po rritet! Ata po tregojnë rezultatin jo pa pasoja

“Fëmijët e epokës së Facebook-ut, e cila filloi në 2006-ën, kur platforma u hap për të gjithë – po rritet duke u përballur me pasojat e përdorimit të mediave sociale të prindërve të tyre”, shkruan Kate Lindsay.

Shumë prindër po mbushin rrjetet digjitale me imazhe të fëmijëve të tyre që për fat të keq nuk kanë fuqi për t’i fshirë.

Problemi shkon përtej postimeve të turpshme. Caymi Barrett, tani 24 vjeç, u rrit nga një nënë që postoi momentet e saj personale, nga fotot kur e lante e deri te problemet shëndetësore, apo faktin se ajo u birësua. Gjithçka e tregonte publikisht në Facebook.

Barrett u ngacmua nga shokët e klasës që shikonin postimet e nënës së saj dhe përfundimisht ajo e braktisi shkollën.

Vajza tregon sesi njëherë një burrë e ndoqi deri tek shtëpia pasi e njohur nga Facebook-u.

Për një kohë, Barrett ndoqi shembullin e nënës së saj, duke u ankuar në rrjetet sociale dhe duke folur sinqerisht për problemet shëndetësore.

Ndjekësit e saj më të rinj në moshë,

shumë prej të cilëve janë shumë më të kujdesshëm se të moshuarit që shpërndajnë me tepri, i sugjeruan të ndalonte.

Barrett është bërë që atëherë një avokate

për privatësinë e fëmijëve në internet, duke dëshmuar para Washington State House në fillim të këtij viti.

“Ajo dhe nëna e saj nuk mbajnë asnjë lidhje tani dhe shkak u bënë pikërisht postimet e jetës private”, shkruan Lindsay. “Edhe me njerëz të tjerë, Barrett thotë se ajo është jashtëzakonisht private dhe mund të jetë gati paranojake kur ndërvepron me ta.

“Kam frikë t’u tregoj ndonjëherë edhe miqve të mi ose të fejuarit diçka, se vazhdimisht mendoj: mos po i jap në dorë një armë që nesër mund ta përdorin kundër meje online?”, thotë Barret sot dhe fjalët e saj duhet të jenë kambanë alarmi për çdo prind apo kujdestar që poston imazhet e fëmijëve.

Share With:
Translate »
87 Views