Foto prekëse! Ushtari i Kosovës mbron me duar nga shiu dy vogëlushe, tjetri heq kapelen për vogëlushin!

Në mot me shi, fëmijët e ushtarët e Kosovës sot kanë vazhduar aktivitetet e planifikuara për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës.

Ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me fëmijët parakaluan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Skënderbeu”.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj shpërndau në profilin e tij në Facebook edhe disa momente nga ky aktivitet.

Ai tha se moti me shi nuk i pengoi aspak fëmijët në marshimin e tyre.

“Si ushtarak të vërtetë ata vazhduan deri në fund. Të gjithë na e dhanë një mesazh të qartë: Detyra, nderi, atdheu!, kjo është e gjitha, kjo është mbi të gjitha” – u shpreh i pari i Ministrisë së Mbrojtjes.

Në këtë ditë, Mehaj kujtoi edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën tha se është frymëzimi ynë atdhetar e kombëtar, e cila është e mishëruar me FSK-në.

“Fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do të arrijmë. Në këtë vend dje kanë qenë zot stërgjyshërit tanë, sot jemi ne, ndërsa nesër do të jenë këta fëmijë” – tha ndër të tjera Mehaj.

Ai po ashtu falënderoi kryetarin e kryeqytetit, Përparim Ramën, për bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti, e krejt në fund uroi edhe ditën e çlirimit të Prishtinës.

Dita e Çlirimit të Prishtinës. Foto: Armend Mehaj/Facebook

Share With:
Translate »
82 Views