Më shumë se 1 një 10 gra s’krijojnë dot një lidhje me foshnjën e tyre: Pse dhe ç’duhet bërë?

Më shumë se një në 10 gra kanë vështirësi për zhvilluar një lidhje të ngushtë ose marrëdhënie të fortë me foshnjën e tyre dhe shumica thonë se nuk u jepet mbështetje nga personeli i kujdesit shëndetësor, ka zbuluar një sondazh.

Gati tre të katërtat (73%) e grave thanë se nuk morën informacion ose këshilla për lidhjen me fëmijën e tyre në javët e para pas lindjes.

Të anketuarit thanë se presioni i shoqërisë për ta shijuar shtatzëninë dhe supozimet se lidhja do të ndodhte automatikisht, i bënë gratë të ndiheshin fajtore dhe të frikësuara kur kjo lidhje nuk ndodhi, sipas një sondazhi me më shumë se 1,000 nëna, të ndërmarrë nga Parent-Infant Foundation (Fondacioni Prindër-Fëmijë).

Faktorët që mund të ndikojnë në moskrijimin e kësaj lidhjeje gjatë shtatzënisë përfshijnë shëndetin fizik dhe mendor të nënës dhe traumat e kaluara, siç është humbja e foshnjës.

Tamora Langley, drejtuese e politikave në Parent-Infant Foundation, tha: “Ne e kuptojmë se stafi është nën presion përsa i përket kohës, por kontrolli i mirëqenies emocionale si edhe mirëqenies fizike duhet të bëhet normë.”

Sondazhi zbuloi se 71% e të anketuarave do të kishin dashur më shumë mbështetje gjatë shtatzënisë për t’u lidhur me fëmijën e tyre, ndërsa 64% thanë se askush nuk u fliste për lidhjen me foshnjën para ose gjatë shtatzënisë.

Një tjetër tha: “Mendova se diçka nuk shkonte me mua sepse nuk e doja menjëherë djalin tim dhe të gjithë të tjerët thonë gjëra të tilla si “lindja është momenti më magjik”.

Një nga mënyrat më efektive për të inkurajuar lidhjen nënë-fëmijë ishte kontakti personal, duke përfshirë vendosjen e foshnjës lakuriq midis gjinjve të nënës për një orë apo më shumë pas lindjes, këshillojnë ekspertët.

Share With:
Translate »
80 Views