Mos ju jepni fëmijëve pure frutash! Paralajmërim nga dr. Lin

Nëse ecim në supermarket, shohim një kënd të vecantë me pure frutash të gatshme. Një kavanoz I tillë me pure, ka afro 30 gram sheqer. Sipas dr. Lin, kjo ëshë një masë e madhe sheqeri për fëmijët. Fillimisht, kjo sasi, do të cojë në rritjen e riskut për kavitete të dhëmbëve. Kavitetet e dhëmbëve, është problem kronik shumë I zakonshëm tek fëmijët. Pureja e frutave absorbohet shumë shpejtë nga trupi dhe prekin nivelin e sheqerit në gjak. Kjo procedurë, kërkon shumë insulin që të clirohet, në përgjigje të marrjes së karbohidrateve. Dhe ne e dimë se rezistenca ndaj insulinës është një nga problemet më të mëdhaja në shoqërinë tonë e lidhur me diabetin tip 2. Prandaj mos jemi duke ju shkaktuar probleme metabolike fëmijëve ?

Shkenca e epigjenetikës, tregon se këto ushqime, mund të kenë efekt dhe pasoja tek fëmijët. Metilimi I gjeneve të caktuara si IGF1 mund të preket që në vegjëli me zakonet e të ushqyerit. Bebet dhe fëmijët kanë një ADN fantastike ndaj të cilës dieta, mjedisi dhe faktorë të tjerë, luajnë rol kyc në shprehjen e gjeneve të tyre. Shumica e problemeve shëndetësore sot janë epigjenetike, si rezultat I mënyrës së të ushqyerit dhe mënyrës së jetesës.
Këshilla e dr. Lin është që frutat tek fëmijët, të konsumohen sipas sezonit dhe sidomos jo në formën e puresë. Ushqimet e pasura me vitamin D, A dhe K2 si vezët, mishi dhe djathi, promovojnë një zhvillim më të shëndetshëm të gjeneve të fëmijëve. Sepse dhe ne si fëmijë, nuk kemi ngrënë pure frutash, por fruta të plotë!

Share With:
Translate »
195 Views