“Mirënjohje e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin’ Urimi i veçantë i Berishës për bashkëshorten

Liri Berisha feston sot ditëlindjen. Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa poston një foto me Lirinë kur ishin të rinj, i uron bashkëshortes ditëlindjen, por edhe 52-vjetorin e martesës. Urimi i ish-kryeministrit Berisha për bashkëshorten!

“Sot super festa e familjes tonë!
Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë.
Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.
Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të pëbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!
Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera.”, shkruan Berisha.

Liri Berisha feston ditëlindjen! Urimi i ish-kryeministrit!

Share With:
Translate »
122 Views